KF DRENASI
Shpërthen Drenasi, zyrtarizon 9 përforcime!
27 January, 2020 @21:07
Shpërthen KF Drenasi!
Skuadra që momentalisht garon në Ligën e Parë në prag të stinorit pranveror ka zyrtarizuar plot 9 përforcime, duke treguar që në pjesën e mbetur të sezonit për synim ka ngjitjen në vendet që dërgojnë në Superligë sezonin tjetër.
Përforcimet e zyrtarizuara nga Drenasi janë renditur më poshtë:
1. Diar Prokshi (sulmues)
2. Driton Lladrovci (mesfushor)
3. Yll Prekopuca (mesfushor)
4. Gentrit Hasi (portier)
5. Valmir Demiri
6. Albion Krasniqi (sulmues)
7. Migjen Bujupi (mbrojtës)
8. Mehmet Morina
9. Liri Rrustaj (mesfushor)