Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORJA E PARË

Shqipëria e vërtetë, në pjesë të dytë

Shqipëria e vërtetë, në pjesë të dytë


26 March, 2016 @19:14

Shqipëria është mposhtur në miqësoren e parë të muajit mars nga Austria, mirëpo me lojën e treguar në pjesë të dytë ka dhënë shpresa për një europian të mirë.

Golat në fillim të ndeshjes kanë ardhur nga austriakët pas gabimeve fatale individuale në mbrojtjen kuqezi, ndërsa më pas janë konsoliduar djelmoshat e Gianni De Biasit.

Pjesa e dytë ka qenë një tregim krejt tjetër kur Ermir Lenjani ka shënuar një super gol për 2-1, ndërsa kuqezinjtë kanë qenë tepër energjik dhe kaën treguar lojën, ndër më të mirat të tyre në vitet e fundit.
Në 12 minutat e fundit të ndeshjes Shqipëria kur tentonte barazimin, një pakujdesi e Ergys Kaçes që morri kartonin e kuq pasi shkeli këmbën e kundërshtarit, ka lënë ekipin me 10 veta, kur edhe u zbehën shpresat për një rezultat më të mirë.

Pas tre ditëve, Shqipëria luan ndaj Luksemburgut miqësoren tjetër.


Goal Ermir Lenjani ~Austria 2-1 Albania~ by worldtvhd1


 
Të gjitha lajmet nga