PREZENTOHET
Shqiptari i ri i Hajdukut
6 July, 2016 @15:54
Skuadra kroate, Hajduk, ka shtuar edhe një futbollist shqiptar në përbërjen e saj.
Ekipi nga qyteti Split, ka nënshkruar me mbrojtësin e krahut të majtë, Hysen Memolla.
Memolla ka 15 ditë që i është bashkuar Hajdukut në kampin përgatitor në Austri, ku fillimisht është provuar në katër ndeshje miqësore, ndërsa zyrtarizimi i transferit është bërë tek tani, pasi futbollisti i dëshmoi aftësitë e tij në këto ndeshje.
Memolla, 24 vjeçar, stinorin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës sllovene Koper, tek e cila ka qenë i huazuar nga ekipi italian, Hellas Verona.
Pjesë e Hajdukut janë edhe futbollistë të tjerë shqiptar si Elvir Maloku e Ardian Ismajli.