Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA 0-0 A&N

Shumë raste, pa gola në derbin prizrenas

Liridon Fetahaj, gjatë një depërtimi në ndeshjen e Liria - A&N/ TOPSPORTI/ D. S.

Shumë raste, pa gola në derbin prizrenas


7 May, 2022 @18:30

Derbi prizrenas i Ligës së Parë të Kosovës në Grupin A, kaloi pa gola, përkundër ndeshjes interesante me shumë raste të kaluara, veçanërisht në pjesë të dytë.

Derisa në pjesën e parë A&N tentoi më shumë dhe kishte disa gjysmëraste për të shënuar, në pjesë të dytë Liria u këndell tërësisht dhe me Fitim Susurin dhe Liridon Fetahajn e disponuar për lojë, canin mbrojtjen e rivalëve lokal të drejtuar nga Denis Isaja, por assesi të kalonin portierin Egzon Lekaj, që mbrojti disa tentime të dyshes dhe atë në mënyrë aktraktive.

TABELA AKTUALE

Derisa A&N në pjesë të dytë tentoi me kundërsulme, Liria përkundër ndërrimeve që i bëri Granit Begolli në stol, nuk ka arritur assesi të kalojë Lekajn në portën e kundërshtarëve.

Gjithsesi, ishte interesant edhe fakti që për këtë ndeshje FFK kishte deleguar tre gjyqtarë prizrenas, që zakonisht nuk bëhet. Por, duke llogaritur që ekipet kanë përfunduar misionin sezonal dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes nuk do të ndikonte në asgjë, Granit Gashi kryesor me Hasan Llallon anësor dhe Florim Jakupin anësor, kryen detyrën me sukses.

Në fund, përkundër rasteve, mbi 500 shikues në Përparim Thaçi nuk panë gola, derisa Liria - A&N u ndanë 0-0, duke ndarë pikët.

Liria më 21 maj do të luajë ndeshje barazhi ndaj Vushtrrisë, në Klinë, për të kërkuar biletën për PlayOff të Superligës. A&N në anën tjetër veçse ka nisur përgatitjet për sezonin tjetër, ku do të tentojë Superligën!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë