Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Simeone probleme me lëndime

Foto:Google

Simeone probleme me lëndime


15 February, 2021 @20:49

Trajneri Simeone po ballafaqohet me listë të gjerë të mungesave, por ai ka bërë vetëm një ndryshim në dy ndeshjet e fundit. Një nga pikat e forta të Atlético ishte aftësia e tij për të bërë dëm me pesë zëvendësimet.

Kundër Granadës, ai mbeti vetëm me gjashtë lojtarë në stol, me një portier (Grbic) dhe tre mbrojtës (Vrsaljko, Álvaro dhe Lodi) dhe Cholo bëri vetëm një zëvendësim

E njëjta gjë ndodhi kundër Celta-s. Njëmbëdhjetë fillestarë dhe një zëvendësim i vetëm.

Carrasco dhe Hermoso u shëruan kohët e fundit nga COVID, ndërsa João Félix dhe Dembélé vazhdojnë të jenë me virus.

Përkundër problemeve që po kalon Atlético kryeson La Ligën me pesë pikë më shumë se vendi i dytë gjithsej 54 dhe me një ndeshje më pak.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga