MESSI
S’ka ngushëllim
14 July, 2014 @15:11
Ai nuk derdhi lot pas humbjes në finale të Botërorit. Fitoi edhe Topin e Artë, që i ipet lojtarit më të mirë të Botërorit.
Asgjë... Për atë nuk ishte më asgjë interesante pas humbjes në finale. Lionel Messi ka kaluar dy herë pranë Kupës së Botës - kokëulur.
Njëherë kur e pranoi Topin e Artë, që u duk qartë që s’i bëri përshtypje dhe herën tjetër duke e pritur ekipin për tu stolisur me medalje të argjendtë.
Fytyra e ngrirë nga dëshpërimi, përgjithmonë do t’i mbetet në kujtim.
“Tani asgjë s’më ngushëllon më - as ky çmim, e as ndonjë gjë tjetër. Qëllimi ynë kryesor ka qenë të marrim trofeun dhe ta festojmë titullin me krejt Argjentinën. Ne merituam pak më shumë sipas lojës së treguar dhe ishte e dhimbshme të humbim në këtë mënyrë,” ka thënë kapiteni dhe dhjetëshja e Albicelesteve, Lionel Messi, transmeton FIFA.com në faqen e saj sot fjalët e lojtarit më të mirë të Botërorit.
“I kemi pasur tre raste të shkëlqyera, një unë, një Pipa [Gonzalo Higuain] dhe një tjetër Rodrigoja [Palacio] - dhe nuk kemi arritur t’i konkretizojmë,” ka shtuar ndër të tjera Messi, që si duket do të vuaj edhe shumë - së paku deri në Botërorin e ardhshëm - mungesën e titullit të më të mirit në Botë me Argjentinën.