GJILANI - FERONIKELI
Skuadrat e barazimeve, barazojnë
31 October, 2020 @15:30
Dy skuadrat që kishin më së shumti barazime në Superligën e Kosovës deri më sot, nga 4 secila, kanë barazuar edhe në takimin e luajtur mes tyre, për ta çuar numrin e tyre të barazimeve në 5 për secilën.
Bëhet fjalë për Gjilanin e Feronikelin, që ndeshjen e luajtur mes tyre sot në Gjilan e mbyllën 0-0.
Përkundër rasteve për shënim në të dy anët e fushës, dy skuadrat e drejtuara nga trajnerë nga Shqipëria, Gentian Mezani në njërën anë e Klodian Duro në anën tjetrën, u detyruan të pajtohen me nga një pikë.
Ky barazim ia ndalë Gjilanit hapin në luftën për titullin kampion, kurse Feronikeli momentalisht veten e sheh pranë zonës së barazhit.