NË PRIZREN
Sokol Hadri zgjidhet kryetar i LRFP
11 August, 2017 @14:17
Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të FFK-së është bërë e ditur se Sokol Hadri është përzgjedhur kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit (LRFP).
“Pas vdekjes së kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, tashmë të ndjerë Agim Maloku, i cili njëherësh ka qenë edhe anëtari i KE të FFK-së, këto dy pozita kishin mbetur të zbrazëta. Ndaj, për të plotësuar këto pozita dhe me qëllim të funksionimit normal të LRF, është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Lidhjes rajonale të Prizrenit për pjesën e mbetur të mandatit. Kuvendarët e LRFP-së për kryetar të saj zgjodhën futbollistin e mirënjohur z. Sokol Hadri, ndërsa për anëtar të KE të FFK-së zgjodhën z. Mirsad Çollakun. Tashmë LRF e Prizrenit është kompletuar dhe do të vazhdojë të punojë me shumë përkushtim,” ka bërë të ditur FFK-ja përmes komunikatës së lëshuar pak më parë.