GJILANI - DRITA

Sot luhet derbi i Anamoravës
5 May, 2021 @12:23
Sot nga ora 15:00, do të derbi i Anamoravës në mes të Gjilanit dhe Dritës.
Drita në këtë sezon nuk ka pësuar asnjë ndeshje ndaj Gjilanit. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0-0, kurse ndeshja e dytë me 2-3 dhe ndeshja e tretë me 2-0 në favor të Dritës.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, që nga shkurti i vitit 2019 kur e kishte marrë drejtimin e Dritës, ka pasur gjithsej 8 ndeshje të zhvilluara ndaj Gjilanit. Prej tyre ka fituar 5 herë, 2 herë barazoi dhe vetëm 1 herë ka pësuar.
Drita gjendet në pozitën e dytë me 68 pikë, kurse Gjilani në pozitën e katërt me 47 pikë.