STËRVITJET

Foto: FFK
Sot vetëm dy mungesa, stërvitja me intensitet të plotë
5 October, 2021 @22:33
Futbollistët e kombëtares së Kosovës kanë mbajtur sot stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Si dallim prej stërvitjes së djeshme ku kishte pesë mungesa, sot mungonin vetëm dy. Lirim Kastrati që është duke bërë ekzamnimin e lëndimit të tij, ndërsa Bersant Celina do të arrijë nesër.
Ndërsa në krahasim me dje, stërvitja e sotme ka qenë me intensitet të plotë, ndërsa atmosfera ka qenë e mirë. Së paku kështu ka raportuar FFK.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Për dallim nga stërvitja e djeshme e cila u zhvillua në dy grupe të ndara dhe me intensitet më të ulët, sot futbollistët punuan me intensitet të plotë. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa lojtarët janë shfaqur me humor të mirë gjatë stërvitjes,” është thënë aty.
Ndërsa selektori zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, ka punuar mjaft në aspektin tekniko-taktik për ndeshje ndaj Suedisë.
Kosova është mysafire e Suedisë më 9 tetor 2021 në Solna, ndërsa më 12 tetor 2021 pret Gjeorgjinë në Prishtinë. Kosova ka shënuar një fitore të vetme në grup, ndaj Gjeorgjisë, ndërsa në total ka katër pikë, duke qëndruar në pozitën e katërt nga pesë anëtaret e grupit.