NAPOLI

Luciano Spalletti duke u prezantuar te Napoli sot/ Foto: SSNapoli/fb
Spalletti trajner i ri i Amir Rrahmanit
2 July, 2021 @16:46
Luciano Spalletti, që ka drejtuar më parë ekipe si Inter, Roma, Zenit, Udinese, Ancona, Venezia, Sampdoria e Empoli - është trajner i ri i ekipit të Napolit në Serie A.
Njoftimin e ka zyrtarizuar para pak çastesh ekipi i Napolit, derisa Spalletti aty do të punojë me qëndërmbrojtësin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, si dhe krahun e djathtë kombëtare së Shqipërisë, Elseid Hysaj.
Kujtojmë, pas mos arritjes së objektivave të klubit në sezonin e kaluar, ekipi ndau rrugët me trajnerin Gennaro Gattuso.