Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KLUBIN MË TË MADH TË ÇEKISË

Sparta zyrtarizon Ermal Krasniqin

Foto: Sparta.cz

Sparta zyrtarizon Ermal Krasniqin


7 June, 2024 @18:42

Mesfushori i krahut i Kosovës, Ermal Krasniqi, edhe zyrtarisht është pjesë e kampionit të shumëfishtë të Çekisë, Sparta nga Praga. Sparta ka zyrtarizuar sot Ermalin si lojtar të ri dhe si transfer i parë i afatit kalimtar veror.

Ndërsa në shpjegimin e dhënë për cilësitë dhe arsyet pse klubi ka vendosur të sjellë Ermalin në klub është thënë nga legjenda e futbollit çek, Tomáš Rosický që kryen detyrën e drejtorit në klub. 

“Ne e sollëm Ermalin për shkak të tipologjisë së tij. Ai është i shpejt, dinamik, në disa ndeshje veçanërisht në ato të garave të UEFA-së na ka munguar edhe shpejtësia - dhe Ermali është njeriu që do të na ndihmojë në këtë drejtim.”

Për më tepër, Rosicky ka shtuar: “Ai është i mësuar të luajë në disa pozita në pjesën ofanzive të ekipit. Gjithashtu është i rrezikshëm në zonë pasi që di se si duhet pasuar dhe shënuar gol.”

Krasniqi 25 vjeç së fundi ishte pjesë e Rapidit të Bukureshtit, ku kishte kaluar nga Ballkani. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe tre asistime në pjesën pranverore të stinorit në elitën rumune të futbollit.


 
Të gjitha lajmet nga