Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INOVACIONI

Spreji magjik apo shkumë për rroje?!

Spreji magjik apo shkumë për rroje?!


15 June, 2014 @20:27

Tanimë të gjithë e kanë vërejtur risinë e Botërorit, që për brazilianët është një gjë tejet e njohur. 

Spreji magjik apo shkumë për rroje!? Asnjëra. është një lloj i aerosolit që siguron Fair-Play gjatë gjuajtjeve të lira që i bëjnë skuadrat. 

Referi duhet të përcaktojë vendin prej nga do të ekzekutohet gjuajtja e lirë me këtë sprej dhe pastaj vazhdon për nëntë metra më tutje, ku do të qëndrojë muri i gjallë i ekipit kundërshtar. 

Spreji që duket si shkumë për rroje, zhduket brenda maksimalisht dy minutave, derisa nuk ka asnjë efekt anësor. 

Zbulimi - që për herë të parë u përdorë në Copa America gjatë vitit 2011, ka për qëllim dy gjëra. Parandalimin e murit të gjallë t’i afrohet topit (ku gati në 100% të rasteve, lojtarët lëvizin kah topi për të penguar shutuesin), si dhe ndalon futbollistin që do ta ekzekutojë gjuajtjen e lirë për ta ndërruar pozitën e faullit ose afruar atë drejt golit. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014