DATA DHE NUMRA
Statistika pas ndeshjes Anglia-Kosova
11 September, 2019 @12:46
Përmbledhja e të gjitha statistikave interesante pas përballjes Anglia-Kosova, zhvilluar mbrëmë në Southampton.
STATISTIKA:
1. Anglia ka shënuar 14 gola në tre ndeshjet e para si vendas përgjatë kualifikimeve, duke u bërë ekipi që ka shënuar më së shumti gola si vendas në tërë Evropën në këto kualifikime.
2. Kosova është ekipi i parë që arrin të shënojë tre gola si mysafir ndaj Anglisë në një ndeshje zyrtare, që prej Kroacisë, në nëtor të vitit 2007.
3. Anglia ka shënuar 5 gola në tre ndeshje të ndryshme këtë vit. Hera e fundit që e kanë pasur një bilanc të tillë në një vit kalendarik daton në 1960.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
4. Goli i Valon Berishës në sekondën e 34-të të ndeshjes, është goli i parë i shënuar brenda minutës së parë të ndeshjes në një ndeshje të Anglisë, prej se Gareth Southgate kishte shënuar ndaj Afrikës Jugore, në maj të vitit 2003.
5. Anglia për herë të parë pranoi gol brenda minutës së parë të ndeshjes që nga nëntori i vitit 1993, kur Davide Gualtieri i San Marinos kishte shënuar ndaj anglezëve.
6. Raheem Sterling është direkt i involvuar në 12 gola në tetë paraqitjet e fundit të tij me Anglinë. Tetë gola, katër asistime.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
7. Jadon Sancho (19 vjet, 169 ditë) bëhet lojtari më i ri që ka shënuar më shumë se njëherë për Anglinë, që nga koha kur Wayne Rooney kishte shënuar ndaj Kroacisë në qershor të vitit 2004 me moshën (18 vjet, 241 ditë).
8. Hera e parë që dy ekipe shënojnë nga tre gola në një ndeshje të Anglisë që prej qershorit të vitit 1995, kur Anglia kishte barazuar me Suedinë 3-3 në Elland Road. Mbrëmë Anglia 5-3 Kosova.
9. Pritja e penalltisë nga Arijanet Muriç, ka bërë që të përfundojë seria e golave të shënuara nga penalltia gjatë ndeshjes për Anglinë. Anglia ka pasur rresht 23 penallti të shënuara, ndërsa hera e fundit kur kanë dështuar të shënojnë nga penalltia ka qenë në EURO 2004, David Beckham.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
i:
Statistikat janë marrë nga BBC Sport |