Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA STËRVITJA E FUNDIT

Stërvitja e fundit para ndeshjes, me shumë përkushtim e duele

Fotot: FFK

Stërvitja e fundit para ndeshjes, me shumë përkushtim e duele


14 November, 2020 @22:34

Futbollistët e Kosovës sonte kanë kryer edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Sllovenisë që do të zhvillohet nesër mbrëma në Ljubljanë.

Djelmoshat dardanë kanë qenë tejet të përkushtuar në punë, ndërsa janë parë edhe duele në luftë për top përgjatë stërvitjeve që tregon për “luftën” e madhe për të arritur te 11-shja e radhës që do të përzgjedhet nga selektori, ose ndihmës-selektori për ndeshjen e nesërme në Stozice.

nuhiu

Në konferencën për shtyp para ndeshjes Muharrem Sahiti kishte deklaruar se ekipi do të provojë fitoren në këtë ndeshje, përkundër se Sllovenia duket tejet cilësore për momentin.

TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe NDESHJET

Në anën tjetër në njoftimin e fundit të FFK-së është thënë se dëshira për rezultat pozitiv është jashtëzakonisht e madhe te lojtarët.

ujkani

Ndeshja Sllovenia-Kosova është e parafundit në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve për Kosovën. Kosova po lufton për mbijetesë në këtë ligë, ndërsa Sllovenia për kualifikim në Ligën B.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve