STRUGA ARRIN HISTORINË
Struga ia del, mposht Sileksin siguron Evropën
16 May, 2021 @18:14
Tashmë është realitet. Të tri vendet e para të kampionatit elit të futbollit të Maqedonisë së Veriut janë të zëna nga ekipet shqiptare.
Pas shpalljes kampion të Shkëndisë muajin e kaluar, shpejt Shkupi kishte siguruar vendin e dytë si nënkampion i vendit, ndërsa me fitoren e madhe të shënuar ndaj Sileksit sot, Struga Trim Lum ka vulosur pozitën e tretë në renditje dhe kështu ka siguruar pjesëmarrjen në gara evropiane për herë të parë në histori të klubit.
Abdylhadi Jahja ka qenë hero i struganëve sot, derisa ka shënuar gol në minutën e 67 të ndeshjes për të përcaktuar fatin e takimit, Sileks 0-1 Struga [Jahja 67]. Për më tepër Struga Trim Lum luajti me një lojtar më pak që prej minutës së 30 të ndeshjes, pasi që Marjan Altiparamkovski u ndëshkua shpejt me dy kartona të verdha.
Gjithsesi, Struga Trim Lum siguroi pjesëmarrjen në gara evropiane këtë verë - dhe atë për herë të parë në histori të klubit.
TABELA PËRFUNDIMTARE:
1. Shkëndija 75p. (kampion; kual. Champions)
-
2. Shkupi 59p. (kual. Conference)
3. Struga 57p. (kual. Conference)
—-
4. Makedonija GP 55p.
5. Rabotnicki 48p.
6. Pelister 45p.
7. Ak. Pandev 41p.
8. Borec 40p.
—-
9. Sileks 36p. (barazh)
10. Renova 36p. (barazh)
-
11. Vardar 31p. (bie në Ligën II)
12. Belasica 17p. (bie në Ligën II).