LIVERPOOL

REUTERS
Suarezit, pagë rekorde
18 December, 2013 @15:03
Liverpool e di që e ka njërin ndër sulmuesit më në formë në botë aktualisht. Uruguajani Luis Suarez i kaloi të gjithë golashënuesit tjerë në Premier League për të dalë në vend të parë të TOP listës së shënuesve, duke pasur parasysh se ka munguar për një muaj për shkak të suspendimit nga stinori i kaluar.
Suarez ka qenë i mahnitshëm që nga kthimi i tij këtë stinor dhe Liverpool ka dërguar drejtorin menaxhues për në Barcelonë, ku gjindet agjenti i Suarezit për të biseduar për vazhdimin e kontratës së tij që skadon në qershor të vitit 2016.
Mediat angleze besojnë se Suarezit 26 vjeçar, Liverpool do t’i ofrojë pagë rekorde të klubit prej 200 mijë funtash në javë, nëse ai pranon vazhdimin e kontratës me klubin e kuq.
Me këtë Liverpool dëshiron që të heq dilemat e largimit të tij nga ekipi për një periudhë afatmesme, pasi që gjatë verës ka qenë shumë i kërkuar nga Arsenal dhe Real Madrid.