Të gjitha lajmet

SUPERKUPA

Super Bayern

REUTERS

Super Bayern

30 August, 2013 @23:16

Bayern ka arritur të fitojë Superkupën e parë europiane duke e mposhtur Chelsean vetëm pas penalltive. Ka qenë portieri Manuel Neuer, që ka mbrojtur penalltinë e fundit të Chelseat të shutuar nga Romelu Lukaku. 

Bayern përgjithësisht ka dominuar ndeshjen. Por Chelsea me një kundërsulm të shpejtë në minutën e nëntë të takimit ka arritur të shënojë pas një kombinimi Eden Hazard, Andre Schurrle, ku Fernando Torres shënon mjeshtërisht me volej. 

Edhe pjesa e dytë nisi me dominim të Bayernit, ku lojtari më i mirë europian, Franck Ribery, paralajmëron shtypje të madhe te londinezët duke barazuar shpejtë në 1-1. Tentimet e tjera të shumta të Bayernit nuk dhanë gol, ndërsa kundërsulmet e Chelseat nuk ishin të frytshme. 

Pak para përfundimit të kohës së rregullt, braziliani Ramires ndëshkohet me karton të dytë të verdhë për të lënë ekipin e tij me dhjetë veta në fushë në vazhdime. 

Kjo nuk i pengoi Chelseat që nëpërmjet një depërtimi vetanak të Eden Hazardit të shënojë për 2-1. Bayern mbylli Chelsean në portë që vetëm në saje të Petr Cech shpëtonte rastet e qindpërqindta. 

Sekondat e fundit të vazhdimeve ngjallën dramën, kur pas një karamboli në zonë, Javi Martinez barazon 2-2. 

Xherdan Shaqiri u fut nga minuta e 95-të në lojë dhe pati një rast, kur shuti i tij u bllokua nga mbrojtja londineze dhe përfundoi jashtë porte. 



FAKT:

Bayern Munchen bëhet skuadra e parë gjermane që ka fituar trofeun e Superkupës europiane në futboll.

SHQIPËRI

Rikthimi i Superligës në Shqipëri, Duka tregon datën

13 May, 2020 @18:01

Tashmë dihet data kur do të rikthehet futbolli në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, presidenti i FSHF-së, Armand Duka,…

PROJECT RESTART

Faza e parë: Ndalohen ndërhyrjet, dezinfektohen topat, shtyllat…

13 May, 2020 @2:04

Premier Liga ka filluar me hapat e para drejt rikthimit të futbollit në Angli. Me atë që ka mësuar…

VIDEO CONFERENCE

Yjet e NBA-së të bashkuar për vazhdim të stinorit

13 May, 2020 @1:49

Disa nga yjet e NBA-së janë shprehur të gatshëm për vazhdim të stinorit pas një video takimi që e kanë…

NË GJYQ

Amiens padit Ligue 1 për rënie nga elita

13 May, 2020 @1:00

Klubi i futbollit, Amiens, që me vendim ka rënë nga elita e futbollit francez, Ligue 1, ka nisur padi ndaj…

MEDIA TALK

Fenerbahçe përcekton çmimin e Vedat Muriqit

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

13 May, 2020 @0:40

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është futbollisti më i përfolur i reprezentacionit për një transfer të mundshëm gjatë kësaj vere.…

Të gjitha lajmet nga