INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP
Super Manchester në finale
3 August, 2014 @11:29
Manchester United me lojë perfekte ka arritur të mposht Real Madridin në ndeshjen finale të Grupit A, për të siguruar finalen e International Champions Cup.
“Kjo nuk ka qenë ndeshje miqësore. Real Madrid kërkonte fitoren. Por ne e merituam atë pasi që ishim dukshëm më të mirë,” ka thënë Louis Van Gaal pas fitores 3-1 të ekipit të tij.
Holandezi Van Gaal ende nuk është mposhtur si trajner i Manchester Unitedit. Ai ka arritur në finale të International Champions Cup duke e mposhtur Real Madridin me lojën më të mirë të parë deri sot të Manchesterit në këtë turne.
Wayne Rooney ka qenë si bletë, derisa Darren Fletcher që po kryen punën e kapitenit të ekipit i ka dalë shumë mirë në ballë me treshen Luka Modric, Isco dhe Xabi Alonso.
Për më tepër as futja në lojë e Cristiano Ronaldos, nuk ka ndërruar asgjë te ekipi madrilen që u desht të kënaqet me vendin e fundit në Grupin A, derisa vitin e kaluar ka fituar këtë turne - dhe është kampion aktual i Europës.
INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP - Tabela përfundimtare - GRUPI A:
1 | Manchester United | 8 pikë | ||
2 | Inter | 6 pikë | ||
3 | Roma | 3 pikë | ||
4 | Real Madrid | 1 pikë |