Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 - VËLLAZNIMI

Super Rilind Nimani, ‘89-shi i pakapshëm

Super Rilind Nimani, ‘89-shi i pakapshëm


25 February, 2022 @16:59

Futbollisti i Trepcës’89, Rilind Nimani, ka qenë protagonist kryesor në përballjen që ekipi i tij ka vazhduar serinë e fitoreve në Ligë të Parë si dhe sigurimin e dallimit ndaj përcjellësve dhe lidershipit në Grupin A të kësaj lige.

Nimani ka shënuar dy super gola sot për ekipin e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, derisa ‘89-shi ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të xhiros së Ligës së Parë, ndaj Vëllaznimit 2-0 [Rilind Nimani 25, 47].

Ai së pari ka shënuar nga distanca në pjesë të parë për epërsinë fillestare, por në pjesë të dytë ka qëlluar edhe nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar fitoren.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Në anën tjetër mundi i Vëllaznimit nuk ishte i mjaftueshëm për të bërë dicka më shumë në këtë përballje, të cilët përjetuan humbjen e parë në drejtim të Genc Tamnikut.

Rastet më të mira për gjakovarët i kishte Donati Toma, i cili tentoi si në pjesë të parë ashtu edhe të dytë, por asnjëherë për të rrezikuar seriozisht portën e mitrovicasve.

Derisa me fitore Trepca’89 ka shënuar fitoren e nëntë kampionale, ka bërë edhe dallimin ndaj ndjekësit të parë, 11 pikë - për të qenë gjithnjë e më afër sigurimit të Superligës.

E Vëllaznimi, mbetet në 22 pikë, me humbjen e katArt sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë