Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A&N - ONIX

Super-seria e A&N i afron në krye

Foto: A&N

Super-seria e A&N i afron në krye


5 December, 2020 @18:44

Skuadra debutuese në Ligë të Parë të Kosovës, A&N, ka shënuar fitore edhe në përballjen e pestë radhazi të Ligës së Parë A, duke e lënë kështu fundin e tabelës për t’iu afruar në vetëm 2 pikë kreut.

Prej se erdhi Megzon Visoka në krye të skuadrës, ekipi ka shënuar katër fitore radhazi, ndërsa A&N duke e mposhtur sot Onixin e Banjës së Pejës ka kapur pozitën e katërt në klasifikim për të pushuar qetë në dimër, para fillimit të pjesës së dytë të stinorit.

A&N - Onix 3-1 [Leo Gashi 22, Gentian Elezaj 44, Argjend Mustafa 65 - Granit Arifaj 35].

TABELA AKTUALE

Në fakt, Onixi barazoi shpejt ndeshjen nga 1-0 në 1-1, mirëpo vendasit u rikthyen shpejt për të shkuar në pushim të pjesëlojës me 2-1, ndërsa në pjesë të dytë vulosën fitoren me golin e Argjend Mustafës.

Gjithashtu, kjo fitore përveç që i afroi kreut A&N doli edhe mbi Onixin në klasifikim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë