Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKËNDIJA - DACIA

Super Shkëndija, deklason molldavët

Super Shkëndija, deklason molldavët


29 June, 2017 @19:48

Shkëndija e Tetovës ka bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në rrethin e dytë të kualifikimeve në Europa League.

Kuqezinjtë kanë shënuar fitore të pastër prej 3-0, ndaj rivalit nga Molldavia, Dacia Chisinau.

Shkëndija e nisi ndeshjen shpejt duke krijuar epërsi qysh në minutat e para të saj.

Së pari Besart Ibraimi shënoi në minutën e shtatë, duke realizuar nga penalltia për rezultatin 1-0.

Katër minuta më vonë, Marjan Radeski e dyfishoi epërsinë, ndërsa pikërisht ky ishte edhe golashënuesi i golit të tretë, që u shënua me kokë në minutën e 75’.

Vendasit lehtësisht do të mund të krijonin epërsi edhe më të thellë, pasi patën raste të mira shënimi, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Molldavi pas një jave.


 
Të gjitha lajmet nga