SUPERKUPA
Superkupa e Kosovës me VAR, dihet edhe data
5 August, 2021 @17:11
Superkupa e Kosovës, që do t’i paraprijë hapjes së stinorit të ri futbollistik në Kosovë, do të zhvillohet më 17 gusht 2021, ka bërë të ditur FFK-ja sot.
Ndeshja mes Llapit (fitues i Kupës) dhe Prishtinës (kampione) do të luhet në Fadil Vokrri të kryeqytetit.
Ndër të tjera FFK ka bërë të ditur se kjo ndeshje do të jetë edhe testi i parë zyrtar për VAR-in e montuar në Kosovë.
” KE shqyrtoi edhe ecurinë e përgatitjes së aftësimit dhe instalimit të sistemit VAR, duke konstatuar se aftësimi i kuadrit dhe instalimi i VAR-it do të fillojë me ndeshjen e Superkupës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të vazhdojë me ndeshjet e Superligës. Me këtë rast KE falënderon ekipin e VAR-it për një angazhim të jashtëzakonshëm në mënyrë që sistemi i VAR-it të fillojë me kohë, e ku FFK-ja është e para në rajon që ka arritur me një kohë rekorde të instalojë këtë sistem që është tepër i dobishëm dhe ndihmesë e madhe për gjyqtarët e që kontribuon në mbarëvajtjen garave,” ka bërë të ditur FFK-ja.