MILAN
Susos, mirëseardhje nga Inzaghi
17 January, 2015 @15:59
Milan ka arritur të sjellë në radhët e veta edhe një përforcim për pjesën e mbetur të kampionatit në Itali.
Jesus Joaquin Fernandez Saez de la Torre, shkurt i njohur si Suso (21 vjeç), ka nënshkruar me Milanin kontratë 4.5 vjeçare dhe pas Alessio Cercit që erdhi si huazim, është përforcimi i dytë i Rossonerëve në këtë afat kalimtar.
“Jemi të lumtur që kemi arritur të marrim Suson para kohe, kjo i jep atij rastin që të hyjë më mirë në ritmin e ambientimin me ekipin e ri,” ka thënë mes tjerash trajneri i kuqezinjëve nga Milano, Pippo Inzaghi.
Milan takohet nesër me Atalantën në San Siro në kuadër të xhiros së radhës së Serie A-së.