TETOVË
Transferi i madh i Shkëndisë
17 January, 2015 @15:11
Shkëndija e Tetovës ka bërë goditjen më të madhe në kampionatin e Maqedonisë, deri më sot.
Ekipi kuqezi nga Tetova ka arritur marrëveshje një vjeçare me futbollistin kamerunas, Mahmmadou Idrissou, që ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kamerunit, si dhe e shumë ekipeve të Bundesligës gjatë karrierës së tij.
Idrissou është shprehur të jetë i lumtur me marrëveshjen e arritur, ka njoftuar klubi tetovar në faqen zyrtare, derisa, së fundi ka luajtur për Maccabin e Haifas në Izrael.
Idrissou ka qenë lojtar i Duisburgut, Freiburgut, Borussia M., Eintracht F. dhe Kaiserslauternit, ku me këta të fundit ka shkëputur kontratën stinorin e kaluar.
Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kamerunit edhe në Kampionatin Botëror, Brazili 2014, ku ka shënuar një paraqitje për ekipin afrikan.
Trajner i Shkëndisë është gjakovari, Ardian Kozniku.
Video
Prezentimi i Idrissousë te Shkëndija