Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHANI TARASHAJ

Tarashaj fillon stërvitjet te ish skuadra e tij

Tarashaj fillon stërvitjet te ish skuadra e tij


11 January, 2021 @17:50

Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Shani Tarashaj, ka fillur të stërvitet te skuadra e Zurich-ut, me të cilën ka nënshkruar kontratë në fillim të këtij viti.

25 vjeçari i cili kishte mbetur një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta për shkak të një lëndimi serioz, do të bëjë stërvitje të avancuar me ekipin U21 të Zurichut derisa ta kthejë formën e duhur.

Tarashaj deri më tani kishte qenë lojtar i lirë dhe ishte stërvitur individualisht me qëllim të rikuperimit nga lëndimi.

Futbollisti i cili është rritur në akademinë e Zurichut, së fundi luajti për skuadrën holandeze Emmen, tek e cila ishte i huazuar nga Evertoni.

Skuadra e Zurichut nëpërmjet webfaqes së saj ka shprehur mirëseardhje të ngrohtë për ish reprezentuesin e dikurshëm të përfaqësueses së Zvicrës.


 
Të gjitha lajmet nga International