RAFA
Të dielën, ndeshja e fundit për Benitezin
28 May, 2015 @15:36
Në stinorin e ardhshëm, në krye të skuadrës së Napolit nuk do të jetë spanjolli Rafa Benitez.
Trajneri 55 vjeçar në konferencën e sotme për shtyp, së bashku me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis, ka bërë të ditur se aventura e tij në ekipin italian do të përfundojë pas ndeshjes kundër Lazios që do të luhet të dielën, ndeshje kjo e fundit e këtij stinori për Napolin.
“E falenderoj presidentin, klubin dhe të gjithë tifozët për dy vite përvojë që kam pasur në Napoli. Të dielën do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe këto dy vite dua ta përfundojë me fitore. Gjithmonë është vështirë të largohesh nga një vend ku je trajtuar në mënyrë të mirë që nga fillimi, ashtu sikur që ishte në Napoli,” tha Benitez në konferencë sot.
Rafa në dy stinorë me Napolin ka realizuar 56 fitore në 102 ndeshje dhe ka fituar dy kupa, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.
Emri i spanjollit kohëve të fundit po përflitet shumë me skuadrën e Real Madridit, e cila është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Carlo Ancelottit.