Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAVARIA

Të pandalshmit

REUTERS

Të pandalshmit


1 March, 2014 @19:40

Bayern Munchen ka shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës së Schalkes, e cila po lufton në pjesën e sipërme të radhitje​s tabelare në Bundesligë.

Festa e bavarezëve filloi që nga minuta e tretë me golin e David Alabas.

Ekipi i Pep Guardiolas shënoi edhe tre herë vetëm gjatë pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore me rezultat të thellë 4-0, derisa në listën e realizatorëve u shënuan emrat e Arjen Robben dy herë dhe Mario Mandzukic një herë.

Në pjesën e dytë rezultati u ngushta me autogolin e Rafinhas, ndërsa në minutën 76’ mbrojtësi grek i Schalkes Papadopoulos i keqësoi edhe më shumë punët skuadrës së tij duke u ndëshkuar me karton të kuq, pasi reagoi në mënyrë të palejuar ndaj Mario Mandzukicit brenda zonës së rrezikshme dhe shkaktoi penallti.

Penalltia u shndërrua në gol nga Arjen Robben, i cili realizoi hat trick në këtë ndeshje.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga