CHELSEA
Schurrle shpërthen ndaj Fulhamit
1 March, 2014 @17:30
Derbi lokal i Londër ndërmjet skuadrave Fulham dhe Chelsea, i takoi këtyre të fundit.
Futbollisti gjerman i Chelseat, Andre Schurrle, pa dyshim se e kishte ditën e tij. Futbollisti 23 vjeçar ka bërë paraqitjen më të mirë prej se ka ardhur te të kaltërit.
Schurrle shënoi tre gola në pjesën e dytë duke realizuar hat trick-un e parë me skuadrën e tij nga Stamford Bridge.
Ndërsa te Fulhami John Heitinga u përkujdes për ta shënuar golin e nderit për skuadrën e tij në minutën 74’ të ndeshjes.
Titullar në këtë ndeshje ishte edhe mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Pajtim Kasami, i cili në minutën 62’ ia lëshoi vendin gjermanit Lewis Holtby, ndërsa gjatë kësaj kohe u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.
Kjo fitore e forcon edhe më shumë Chelsean në krye të radhitjes tabelare në Premier League, derisa Fulham vazhdon të mbetet i fundosur në pozitën e fundit në tabelë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.