ARSENAL
Arsenal humb hapin
1 March, 2014 @17:44
Ekipi i cili po lufton për titull në Premier League, Arsenal, ka humbur hapin me kreun. Topçinjtë kanë pësuar humbje me rezultat minimal ndaj Stoke Cityt.
Rasti vendimtar i ndeshjes u krijua në minutën 75’, kur pas një duel ndërmjet sulmesit të Stoke-it, Jon Walters, dhe mbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koscielny, brenda zonës së rrezikshme, gjyqtari i ndeshjes akordon penallti.
Nga pika e bardhë Walters ishte i pagabueshëm, duke e kaluar në epërsi skuadrën e tij, e në fund ky gol doli të jetë edhe i vetmi në ndeshje.
Arsenali megjithë humbjen vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në Premier League, por tani me 4 pikë larg liderit Chelsea, dhe me dy ndeshje më shumë se përcjellësi më i afërt, Manchester City, i cili ka vetëm 2 pikë më pak se skuadra e Arsene Wengerit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Video