DUELI AFRIKAN
Tifozët hynë në fushë, ndeshja s’vazhdoi
28 March, 2017 @13:16
Miqësorja e djeshme ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Senegalit e zhvilluar në Paris është ndërprerë për tu mos u vazhduar në minutën e 88 të ndeshjes, pranë rezultatit 1-1.
Dhjetëra tifozë u futën në fushë duke vrapuar për t’i përqafuar lojtarët dhe njëri bile e rrëzoi Lamine Gassaman përtoke, derisa futbollistët ikën për në zhveshtore.
Referi nuk e vazhdoi ndeshjen më, ndërsa reporteri i L’Equipe ka thënë se çështja do të mund të ishte shumë më serioze edhepse tifozët nuk dukeshin të dhunshëm, por dëshironin t’i afroheshin lojtarëve.
Ndeshja ishte e mangët në aspektin e sigurisë, derisa tifozët kishin hyrë në fushë edhe në mes të pjesëve, por edhe gjatë minutës 20-30.
Sa i përket rezultatit, ndeshja para ndërprerjes ishte e barabartë 1-1. Sadio Mane shënoi për Senegalin, 1-0, ndërsa Bi Gohi Cyriac barazoi shpejt për Bregun e Fildishtë.