YAYA TOURE
Titulli për Drogbën
13 February, 2015 @15:49
Mesfushori i shkëlqyer i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka kujtuar bashkëlojtarin e tij nga reprezentacioni, Didier Drogba, pasi që Bregu i Fildishtë fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës javën që shkoi.
Didier Drogba përkundër se luajti dy finale të Kupës së Kombeve, nuk arriti asnjëherë në karrierë të fitojë trofeun më të rëndësishëm të shteteve afrikane, duke u mposhtur në finale.
Ai kësaj radhe nuk morri pjesë, duke u tërhequr nga reprezentacioni dhe duke i lënë vend të rinjëve.
E Bregu i Fildishtë e fitoi titullin e kampionit të Afrikës duke e mposhtur në finale Ganën, derisa Yaya Toure shkroi në Twitter: Të gjithë donim që të ishe edhe ti me ne. Sidoqoftë, ne e kryem punën deri në fund për të bërë krenar edhe ty si njeri i madh që je.