Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI TORINEZ

Torino, e Juves

REUTERS/Giorgio Perottino

Torino, e Juves


1 December, 2012 @22:51

​Juventus ka fituar derbin e Torinos, ndaj Torinos 3-0. Mirëpo, për të ardhur deri te fitorja, në dukje e lehtë së pari Torino ka mbetur me 10 lojtarë, që nga minuta e 40 e ndeshjes kur polaku Kamil Gilk u skuq. E pastaj edhe Andrea Pirlo huq penalltinë për të përmbyllur pjesën e parë pa gola. 

Pjesa e dytë i takoi plotësisht Juventusit, pasi që Torino nuk mund t’i bënte ballë më juventinëve me një lojtar më pak në fushë. 

Kështu Claudio Marchisio shënoi dy herë e Sebastian Giovinco edhe një tjetër për të shënuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-0. Në dy golat e fundit ka asistuar bashkëlojtari i Fatos Beqirajt nga përfaqësuesja malazeze, Mirko Vucinic. 

Juventusi me këtë fitore ka ngritur kuotën e pikëve në 35, nga 15 ndeshje. Ndërsa Torino ka mbetur në pozitën e 14 me 15 pikë të tubuara. Përcjellësi i parë i Juventusit  në tabelë, Napoli - që gjindet në vendin e dytë të tabelës, ka 30 pikë dhe luan nesër ndaj Pescaras në mesditë prej orës 12:30. 

REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT: 

Juventus - Torino 3-0 (Marchisio 57, 84, Giovinco 67) 


 
Të gjitha lajmet nga