BERGAMO
Totti e shpëton pikën
17 April, 2016 @14:16
Roma nuk arriti ta ruaj epërsinë prej dy golave në ndeshjen e sotme kundër Atalantas.
Golat e Lucas Digne (23’) dhe Radja Nainggolan (27’), morrën kundërpërgjigje të shpejtë në pjesën e parë nga “Markot” e Atalantas. Së pari Marco D’Alessandro e ngushtoi disavantazhin, ndërsa më pas Marco Borriello e barazoi rezultatin për të shkuar skuadrat në pushim pranë rezultatit 2-2.
Ky i fundit shënoi edhe njëherë në pjesën e dytë për epërsinë e parë të Atalantas, mirëpo në minutën 85’ fjalën e fundit e tha Francesco Totti, që e shënoi golin e fundit të ndeshjes.
As në këtë takim mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Xhimshiti, nuk u paraqit fare, duke e shtyer kështu për një datë tjetër debutimin e tij në Serie A.
Me këtë rezultat Roma mbetet në pozitën e tretë me 65 pikë, pozitë kjo që siguron kualifikimet për Ligën e Kampionëve, derisa Atalanta tani ka 37 pikë dhe renditet në pozitën 14.