Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Transfer në ditën e fundit, Everton përforcon sulmin

Foto: Sky Sports

Transfer në ditën e fundit, Everton përforcon sulmin


2 February, 2021 @9:20

Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Evertoni ka arritur ta përforcojë repartin sulmues.

Skuadra nga Merseyside transferoi nga Bournemouthi sulmuesin Joshua King, që te Evertoni dje nënshkroi kontratë 6-mujore, me mundësi vazhdimi varësisht nga performancat.

Joshua King, i formuar te akademia e Manchester United, te Bournemouthi zhvilloi 184 paraqitje, gjatë të cilave shënoi 53 gola, duke qenë prej lojtarëve më të dalluar kur skuadra e Bournemouthit ishte në Premier League.

Zëvendësim i Joshua King te Bournemouthi do të jetë Shane Long, që u huazua nga Southamptoni, menjëherë pasi që ky i fundit siguroi huazimin e Minaminos nga Liverpooli.


 
Të gjitha lajmet nga