MAQEDONIA
Tre shqiptarë te Maqedonia
18 March, 2016 @15:52
Përzgjedhësi i Maqedonisë, Igor Angelovski, i ka besuar tre futbollistëve shqiptarë, të cilët i ka ftuar për miqësoret e këtij muaji.
Mbrojtësi i Rijekas, Leonard Zhuta, mesfushori i Shkëndijës, Armend Alimi, si dhe mesfushori i Mariborit të Sllovenisë, Agim Ibraimi, janë tre futbollistët e vetëm shqiptarë, që do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Angelovski.
Maqedonia do të luajë më 23 mars kundër Sllovenisë, ndërsa më 29 mars do të luajë kundër Bullgarisë.