PREZENTOHEN TALENTËT

prishtinafc.com
Tre të rinj te Prishtina
6 February, 2015 @10:10
Prishtina, që po kërkon titullin e kampionit në Superligë, është përforcuar me tre futbollistë të rinj.
Dren Gashi 21 vjeç, Endrit Krasniqi 20 vjeç dhe Arbnor Zeqiri 18 vjeç - janë treshja e re e skuadrës së Bylbyl Sokolit që pritet të kaliten edhe më për të treguar veten në ekipin e parë të bardhekaltërve gjatë pranverës.
Prishtinasi Gashi, ka shënuar 2 gola dhe ka regjistruar 6 asistime me ekipin e tij të deritashëm, Ramiz Sadiku.
Krasniqi në anën tjetër, i lindur në Malishevë, që është provuar një kohë edhe në Spanjë te ekipi Lugo, ka ardhur nga 2 Korriku, ndërsa mesfushori podujevas, Zeqiri, së fundi ka luajtur për Llapin duke shënuar 2 herë dhe duke regjistruar 8 asistime për liderin e Ligës së Parë.