Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Trepça dënohet me 1 mijë euro!

Trepça dënohet me 1 mijë euro!


3 November, 2022 @15:22

Skuadra e Trepçës që po kërkon mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovëës dhe po garon në Grupin A të saj, ka marrë një dënim prej 1 mijë eurosh, bën të ditur Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Mitrovicasit janë dënuar për shkak të sjelljes së tifozërisë së tyre në përballjen që u luajt në Rexhep Rexhepi të Drenasit, ndaj Feronikelit’74. Ata kishin shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes. Ndërsa Vendimi i plotë i KD-së për rastin shkruan:

KF ”Trepça”. Në minutën 10-të të ndeshjes Feronikeli 74 – Trepça, tifozët mysafirë ”TORCIDA” hudhin fishekzjarre në fushën e lojës, ndërkaq me të filluar pjesa e dytë prapë hudhin fishekzjarre në fushën e lojës, për çka gjyqtari kryesor është detyruar ta ndërpresë ndeshjen për dy (2) minuta. Në minutën 72, të njëjtit tifozë hudhin shishe të qelqit dhe kanaçe të mbushura, në fushën e lojës dhe si pasojë gjyqtari detyrohet prapë ta ndërpresë ndeshjen dhe të kërkojë zbrazjen e tribunave ku ishin të vendosur tifogrupi ”Torcida”. Kjo ndërprerje zgjati 60 minuta, derisa grupi problematik është larguar nga stadiumi. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Feronikeli 74 – Trepça. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).( Recedivist).

Përndryshe, Trepça e humbi këtë ndeshje me rezultat 4-2, ndërsa në xhiron e kaluar mposhti A&N-në për të përmirësuar kuotën e pikëve në renditje dhe për t’i ikur vendit të parafundit në Ligën e Parë Grupi A.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë