Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - LLAPI

Trepça dominon, Llapi fiton

Llapi duke festuar sot/ Foto: KFLlapi Official/ M. M.

Trepça dominon, Llapi fiton


5 April, 2017 @16:54

Përkundër dominimit të Trepçës, ishte skuadra e Llapit ajo që festoi sot në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës. Llapjanët shfrytëzuan shumë mirë rastet që i patën, duke shënuar 3 herë dhe duke ia komplikuar edhe më tepër punët e Trepçës në luftë për mbijetesë.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët pas një penalltie të fituar nga Mirlind Daku, i cili u rrëzua në zonë nga Kutllovci i vendasve dhe gjyqtari akordoi penallti për mysafirët. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Festim Krasniqi dhe Llapi e morri epërsinë. Më pas, Trepça e morri në kontroll lojën, derisa goli i barazimit u shënua nga Enis Zabërgja në minutën e 30’ të takimit. Zabërgja golin e gjeti me një goditje tejet të saktë nga afro 20 metra.

[

Si në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë Trepça u tregua skuadër më e mirë, duke rrezikuar më tepër dhe duke pasur më shumë posedim, mirëpo kjo nuk përkoi me rezultatin përfundimtar të takimit. Ishte rezervisti Filonit Shaqiri ai që i dha epërsinë skuadrës së Tahir Batatinës. I shërbyer nga Zeqiri, Shaqiri nuk gaboi para portës dhe shënoi për 1-2.

Një minutë pas golit, gjërat u komplikuan edhe më tepër për Trepçën. Pas një zënke mes futbollistëve, me karton të kuq u përjashtua Florent Avdyli i vendasve, duke bërë që Llapi ta kishte edhe më të lehtë arritjen e fitores.

5 minuta pas kartonit të kuq, Llapi e gjeti edhe golin e tretë, me Mirlind Dakun që shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

Kjo humbje ia komplikon shumë punët Trepçës në luftën për mbijetesë, derisa Llapi ndodhet në vendin e katërt.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA


11-SHET

Formacionet zyrtare: Drita-Prishtina

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Drita-Prishtina

05/04/17 @ 14:30

KONGRESI 41 i UEFAs

Duka nuk zgjedhet në KE të UEFA-së

Russia 2018/Shqipëria/International

Duka nuk zgjedhet në KE të UEFA-së

05/04/17 @ 13:08

ARGJEND BEQIRI

Beqiri: Fitore për të mbajtur hapin

FFK Superliga

Beqiri: Fitore për të mbajtur hapin

05/04/17 @ 11:38

AFRIM TOVËRLANI

Tovërlani: Ndeshje e vështirë

FFK Superliga

Tovërlani: Ndeshje e vështirë

05/04/17 @ 11:30

UEFA DHURON

FFK fiton edhe 1 milionë euro nga UEFA

Shqipëria/Kosova

FFK fiton edhe 1 milionë euro nga UEFA

05/04/17 @ 10:53

ALBANIA FUTSAL

Kombëtarja futsall përgatitet në Prishtinë, sonte miqësore me Feniksin

Futsall Superliga/Shqipëria

Kombëtarja futsall përgatitet në Prishtinë, sonte miqësore me Feniksin

05/04/17 @ 09:10

UEFA CONFERENCE LEAGUE

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

Conference League/FFK Superliga

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

03/08/23 @ 23:59

MBROJTËSI

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

FFK Superliga/Transfere

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

01/08/23 @ 11:12

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MIQËSORE E SUPERLIGËS NË OHËR

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

FFK Superliga

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

30/07/23 @ 20:06

PRIZREN

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

30/07/23 @ 12:12

NIS STËRVITJET

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

29/07/23 @ 11:09

MBROJTËSI I RI

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

29/07/23 @ 10:23

2023/2024

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

FFK Superliga

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

28/07/23 @ 12:49

DUKAGJINI - RIJEKA

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

Conference League/FFK Superliga

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

28/07/23 @ 10:25

VIKTORIA PLZEN - DRITA

Smakiqi heroik, Drita kthehet me shpresa nga Çekia

Conference League/FFK Superliga

Smakiqi heroik, Drita kthehet me shpresa nga Çekia

28/07/23 @ 10:20


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga