AFRIM TOVËRLANI
Afrim Tovërlani, duke folur për media/ BOROZANI/ A. P.
Tovërlani: Ndeshje e vështirë
5 April, 2017 @11:30
Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, në deklaratën e tij para ndeshjes ndaj Ferizajit që zhvillohet sot me fillim në ora 15:00 në Ferizaj ka thënë se ekipi i tij do ta ketë të vështirë këtë përballje.
“Ndeshja më e vështirë për ne është kjo kundër Ferizajit që nuk ka çka të humb dhe do të kërkoj fitoren. Ne do të kemi disa ndryshime në formacion, por do të shkojmë gjithesesi për të luajtur futboll të hapur,” ka thënë Tovërlani para ndeshjes shkruan sot Koha ditore.
Feronikeli është duke ndjekur liderin Trepça’89 në klasifikim, që ka aktualisht 9 pikë më shumë. Feronikeli është kampioni aktual i Kosovës.