ARGJEND BEQIRI

Beqiri: Fitore për të mbajtur hapin
5 April, 2017 @11:38
Trajneri i Ferizajit, Argjend Beqiri, në deklaratën e tij para ndeshjes së sotme ndaj Feronikelit ka thënë se ekipit të tij i duhet shumë fitorja e sotme, për t’i ikur zonës së Play-Outit.
“Në pozitën ku gjendemi, patjetër që na duhet fitorja për të mbajtur hapin me mbijetesën. Por, se a do ta realizojmë këtë apo jo, do të shihet në fushë,” ka thënë ndër të tjera Beqiri, shkruan sot Koha ditore.
Beqiri, ish-ndihmëstrajner i Maqedonisë, erdhi te Ferizaji në janar të këtij viti dhe tani ekipi po duket i këndellur, derisa ka pësuar vetëm njëherë nga 5 ndeshjet e fundit në Superligë.