DUELI I MBETUR

Trepça’89-Ballkani, përcaktohet termini i ndeshjes së mbetur
29 November, 2022 @17:34
Përballja e mbetur e xhiros së tretë të Superligës ndërmjet Trepçës’89 dhe Ballkanit do të luhet nesër, kanë bërë të ditura të dyja ekipet.
Ndeshja e shtyer për shkak të orarit të Ballkanit në UECL, do të luhet të mërkurën, 30 nëntor, me fillim prej orës 13:00 në Riza Lushta të Mitrovicës.
Derisa Ballkani është ndjekur lideren Drita, Trepça’89 do të kërkojë ikjen nga pjesa e poshtme e tabelës së Superligës.