MITROVICË
Trepça’89 jep rrogat e rregullta
23 March, 2020 @13:59
Derisa kriza financiare ka kapluar pjesën e madhe të botës së futbollit, një shembull që shpresojmë të vazhdojë po ndodh në Mitrovicë, ku krerët e klubit të minatorëve kanë dhënë rrogat e rregullta futbollistëve dhe stafit.
Njoftimin e ka bërë të ditur trajneri i ekipit Shpëtim Idrizi, që ka falenderuar kryetarin e klubit për këtë gjest në këtë gjendje të jashtëzakonshme për futbollin në botë.
“Falenderojmë kryetarin, ne stafi i trajnerëve dhe lojtarët, ku në këtë gjendje të jashtëzakonshme ai gjithmonë është pranë nesh me solidaritetin e tij, duke qenë gjithmonë i përpikët ndaj nesh me dhënien e pagave. Falemnderit!,” ka shkruar Idrizi në postimin e tij të sotëm në Facebook.