Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

'89-SHI PËRFORCON MBROJTJEN

Trepça’89 zyrtarizon Gentrit Dumanin

Trepça’89 zyrtarizon Gentrit Dumanin


17 January, 2023 @10:51

Futbollisti i deritashëm i Prishtinës, Gentrit Dumani, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Trepçës’89. Ekipi mitrovicas ka bërë të ditur se skuadra ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë me përvojë nga futbolli vendor, ndërsa besohet që marrëveshja e tij të jetë deri në fund të stinorit.

Gentrit Dumani

Mbrojtësi i majtë 29-vjeçar, gjatë karrierës së tij ka luajtu edhe te Flamurtari, Drenica e Malisheva, para se të rikthehej në Prishtinë. Ai ka kaluar si lojtar i lirë te Trepça’89, pasi që ishte ndarë me bardhekaltërit me të përfunduar pjesa vjeshtore e stinorit, edhe pse në fillim të sezonit kishte nënshkruar kontratë 2-vjecare me klubin!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga