ZHVILLIME TË SHPEJTA TE REKORD-KAMPIONI GJERMAN

Foto: kicker.de
Tuchel zëvendëson Nagelsmannin te Bayerni
23 March, 2023 @23:14
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, pritet të zyrtarizohet shpejt te rivali i tij i dikurshëm Bayern, pasi që këta të fundit janë në proces të shkarkimit të Julian Nagelsmannit nga posti i trajnerit!
Këto janë raportet e fundit të mediave gjermane, ndërsa tashmë po thuhet se gjithçka është konfirmuar - derisa ka mbetur vetëm zyrtarizimi i ngjarjeve.
Ngjarjet rodhën shpejt, ndërsa humbja e fundit e Bayernit nga Bayeri 2-1, si dhe humbja e kreut të Bundesligës kanë bërë që reagimi të jetë i menjëhershëm i drejtuesve të klubit. Shto këtu edhe shortin e çerekfinales së Ligë së Kampionëve ndaj Manchester Cityt - vështirësuan gjithçka për Nagelsmannin 35-vjeçar, pasi që krerët e klubit duan sukses.
Gjithashtu, Bayern do të ndeshet me Borussia Dortmundin që në rikthim të ndeshjeve në kampionat pas pauzës së kombëtareve, kurse e pret edhe çerekfinalja e Kupës ndaj Freiburgut, para duelit me Cityn në Champions.