Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA TAKIMI I FFK-së ME TFF-në

Turqia, përkrah 100% Kosovën

Nga takimi FFK - TFF/ Foto: FFK

Turqia, përkrah 100% Kosovën


27 November, 2015 @9:55

Kreu i futbollit të vendit tonë, Fadil Vokrri, është takuar me homologun e tij turk, Yildirim Demiroren, ku Kosovës i është premtuar vazhdimi i përkrahjes nga Turqia, lidhur me pranimin e saj në UEFA. 

Vokrrit i është dhuruar si simbolikë edhe një fanellë e Turqisë me emrin e tij, derisa në takim ka qenë edhe Fatih Terim, që është përzgjedhës i përfaqësueses turke. 

Përveç ndihmave në lobim Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) ka premtuar edhe ndihma tjera për Kosovën në rrugën e saj drejt pranimit ndërkombëtar, ku Terim ka kërkuar që Vokrri të jetë mysafir special i Turqisë në EURO 2016, por ka shprehur edhe interesim për një miqësore me Kosovën para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, pasi që sipas trajnerit të famshëm turk, miqësorja me Kosovën i ka sjellë fat Turqisë në rrugë për EURO 2016. 


 
Të gjitha lajmet nga