STADIUMI I RI
Turqit me propozim për stadiumin e ri të Kosovës
16 March, 2017 @12:40
Drejtuesit më të lartë të kompanisë turke “Akay Construction INC” (drejtori: Ertan Olgun, zv/drejtori: Murat Ozturk) kanë qenë mysafir të FFK-së sot dhe janë pritur nga sekretari i përgjithshëm i saj, Eroll Salihu.
Salihu duke i treguar vështirësitë që po has futbolli kosovar në infrastrukturë, ka gjetur veten në propozimin interesant të palës turke, që shoqërohej edhe nga miku i FFK-së, Kenan Kurtes.
“Mysafirët shpalosën projektin e stadiumit të Sivasit. Stadium ky që është zgjedhur në TOP 10 stadiumet e botës, me ndriçim dhe ngrohje solare, si dhe me kapacitet prej 25 mijë ulëseve, pikërisht si i nevojitet Kosovës,” ka bërë të ditur zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, në njoftimin e dërguar në adresën tonë sot.
Sidoqoftë, Salihu u ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është ajo që vendos për këtë punë, duke i falenderuar mysafirët për angazhimin dhe propozimin e bërë.