TË RREZIKSHËM PAS MIN. 90
Trepça’89 më e rrezikshme në kohën shtesë
16 March, 2017 @12:31
Skuadra lidere e Superligës që po kërkon titullin e parë të kampionit të Kosovës në histori të saj, Trepça’89, ka dalë të jetë skuadra më e rrezikshme në fund të ndeshjes në Superligë.
Sipas raportit statistikor të Superligës, ekipi në fjalë është ekipi që ka shënuar më së shumti gola në kohën pas minutës së 90, faktikisht në kohën shtesë të ndeshjes që ipet nga referi.
Trepça’89 ka shënuar 5 gola në kohën shtesë përgjatë 21 xhirove të kaluara deri sot, ndërsa pas saj janë renditur Besa, Liria dhe Prishtina me nga 4 gola të shënuara.
Sa i përket periudhave tjera 10 minutëshe të kohës së rregullt në ndeshje, Trepça’89 më së shumti gola, larg nga të tjerat, ka shënuar prej minutës 71-80, ku renditet gjithashtu e para me 9 gola të shënuara mes këtyre minutave.