FEDERATAT E RAJONIT
Vokri e Shala në Qipro
Teksti: FFK
16 March, 2017 @12:22
Pas vizitës ne Shqipëri dhe pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri së bashku me Bajram Shalën, menaxher për licensim, sot kanë udhëtuar për në Larnaca të Qipros, me ftesë të Federatës së Qipros, për të marrë pjesë në takimin e 14 Federatave të rajonit dhe me gjerë për të unifikuar veprimet para Kongresit të UEFA-s, që zhvillohet më 5 prill.
Në takimin e 17 dhe 18 marsit në Qipro, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 5 vendve që nuk e kanë njohur akoma Kosovën si shtet.
Pjesëmarrëse në këtë takim janë: Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Turqia, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Rusia, Qipro, Greqia, Rumania dhe Bullgaria.
Në këtë takim, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, së bashku me presidentin Vokrri, ndër të tjera do të angazhohen edhe për të siguruar numër sa më të madh votash për presidentin e FSHF-së, që është në garë për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.