Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUFFON

Ka më të ‘çmendur’ se skocezët

REUTERS/David Moir

Ka më të ‘çmendur’ se skocezët


12 February, 2013 @10:04

Për shkak të atmosferës së zjarrtë që bëhet në Celtic Park, portieri i Juventusit Gianluigi Buffon është pyetur nga gazetarët se a frikësohet nga presioni i tifozëve para ndeshjes së sontme kundër Celticut. 

Ndërsa legjenda e portës italiane dhe juventine ka dhënë një përgjigje interesante. 

“Unë nuk e di që në një ndeshje ka shënuar gol tifozëria. Kështu që nuk ua kemi frikën. Mirëpo, nëse më duhet të përmendi atëherë Galatasaray dhe Fenerbahçe kanë tifozëri që mund t’ju ngrijnë në fushë,” ka thënë Buffon para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Celticut. 

Brohoritjet e pandalshme të tifozëve të Celticut ia kishin shkaktuar Barcelonës humbjen e parë të stinorit në të gjitha garat në kuadër të Ligës së Kampionëve. 


 
Të gjitha lajmet nga